LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili stopon nënshkrimin e kontratës me çmime të larta për barnat

Ministri Ismaili stopon nënshkrimin e kontratës me çmime të larta për barnat

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka ndaluar nënshkrimin e kontratës së propozuar për të cilën është raportuar sot në media, rreth sigurimit të tabletave për trajtimin e leukemisë.

Ai ka thënë se do të bëjë çmos që çmimet për ilaçet që i blen Ministria e Shëndetësisë të jenë referente me tregun dhe rajonin.


“Kontrata për furnizim me tabletat Imatinib, për të cilën është raportuar sot në media, ende nuk është nënshkruar nga unë. Kam thënë disa herë se çmimet për ilaçet që blihen nga Ministria e Shëndetësisë duhet të jenë referente me tregun dhe rajonin. Do të bëj çmos që ky rregull të vihet në zbatim. Pas raportimit për ngritje të çmimeve, menjëherë kam ftuar disa institucione të ndryshme që të merren me këtë rast. Në ditët në vijim, do t’ju njoftojmë për detajet dhe vendimet që do të merren”, ka thënë ministri Ismaili.

Ai u ka bërë thirrje kompanive farmaceutike, që ofertojnë në tenderët publikë përmes së cilëve Ministria e Shëndetësisë i kontrakton ato për institucionet publike shëndetësore, që të jenë të përgjegjshme dhe të ofertojnë me vlera reale, e jo me çmime marramendëse që i pasurojnë ata e zbrazin buxhetin e e dedikuar për barna për të gjithë qytetarët.

“U bëj thirrje kompanive farmaceutike, që kontraktohen për furnizim me barna nga Ministria e Shëndetësisë, që të jenë të përgjegjshme dhe të ofertojnë me vlera reale, e jo me çmime marramendëse – me të cilat pasurohen ata dhe zbrazet buxheti i barnave për qytetarët. Të gjitha kontratat do të zbardhen, në mënyrë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet tona dhe në shërbimin shëndetësor. Ky është interes i gjithë qytetarëve, i personelit mjekësor dhe është obligim imi”, ka thënë ministri Ismaili, thuhet në komunikatën e MSH-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori