LAJMI I FUNDIT:

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi, si dhe drejtorët e dy klinikave morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë.

“Me këtë rast, Ministri Vitia tha se përmes këtij investimi do të sigurohen më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe potencoi se së shpejti do të shtohet shërbimi i Plazmaferezes, derisa po vazhdon edhe angazhimi që të ofrohet shërbimi për biopsinë e veshkës”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu, për herë të parë në Klinikën e re të Hematonkologjisë do të mundësohet transplantimi i palcës kockore tek leukemitë akute, shërbim ky që deri më tani nuk është arritur të bëhet në Kosovë dhe se pacientët tanë nuk do të kenë më nevojë që të kërkojnë trajtim jashtë vendit për transplantimin autolog të palcës kockore.

“Me një sipërfaqe prej 3760 m² dhe me hapësira moderne për pacientët, vlera e investimit për këto dy klinika është 4,299,230.31 euro. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për ofrimin e kushteve sa më të mira për qytetarët në institucionet e saja publike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori