LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi mandati i Komisionit për lustrim në Maqedoni

Përfundoi mandati i Komisionit për lustrim në Maqedoni

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e konstatoi përfundimin e mandatit të Komisionit për verifikimin e fakteve, gjegjësisht të ashtuquajturin Komisioni për lustrim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sqaroi se Komisioni për verifikimin e fakteve në bazë të nenit 5 paragrafi 3 nga ligji për përcaktimin e kushtit për kufizimin e kryerjes së funksionit publik, qasjen deri te dokumentet dhe shpalljen e bashkëpunimit me organet e sigurisë së shtetit, deri te Parlamenti ka dorëzuar informacion për punën e tij për periudhën nga 15 janari i vitit 2009 deri më 31 gusht të vitit 2017 dhe se ky informacion deri te deputetët është dorëzuar më 29 gusht.


Në bazë të këtij informacioni, Xhaferi sqaroi se në seancën e parë të ardhshme të Kuvendit të Maqedonisë pa debat konstaton se mandati i Komisionit për verifikimin e fakteve ndërpritet./Telegrafi/