LAJMI I FUNDIT:

Juventusi arrin marrëveshje me Schalken për Howedesin, lojtari nesër në Itali

Juventusi arrin marrëveshje me Schalken për Howedesin, lojtari nesër në Itali

Juventusi ka arritur marrëveshje me Schalke 04 për Benedikt Howedes, si huazim për  3.5 milionë euro me të drejtë blerje për 11.5 milionë euro.

Gjermani tash e disa ditë është afër Juves, por që negociatat kishin ngecur.


Tashmë Sky Italia shkruan se marrëveshja është arritur për huazim në vlerën e 3.5 milionë eurove me të drejtë blerje për 11.5 milionë euro.

Lojtari pritet që të jetë në Torino nesh, ndërsa testet mjekësore do të kryhen të mërkurën.

Po ashtu flitet se Kwadwo Asamoah do të kalojë te Galatasaray për 10 milionë euro.

Howedes luan në qendër, ndërsa mund të luajë edhe në të majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/