LAJMI I FUNDIT:

Lumezi ngushëllon familjen e Bajram Rexhepit

Lumezi ngushëllon familjen e Bajram Rexhepit

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka shprehur ngushëllime familjes së ish kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Në letër, Lumezi i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerit, Rexhepi.


“Me hidhërim dhe dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë.

Më lejoni që në këtë ditë të dhimbshme të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe në emër të Institucionit të Prokurorit të Shtetit për ju familjarë të afërm, miq, dhe kolegë”, thuhet në letrën e ngushëllimit.