LAJMI I FUNDIT:

Sot klubet shqiptare luajnë në Ligën e Evropës

Sot klubet shqiptare luajnë në Ligën e Evropës

Ndeshjet e para të “play-off”-it në Ligën e Evropës do të vendosin shumë mbi skuadrat që do të vazhdojnë aventurën në grupet e kupës më të vogël kontinentale dhe sytë e shqiptarëve janë mbërthyer te Skënderbeu.

Korçarët do të luajnë sot në orën 19:00 në stadiumin Maksimir të Zagrebit ndaj Dinamos vendase, një 90 minutësh i vështirë, por që nuk përjashton surpriza.


Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shfaq mjaft optimist. Sipas teknikut bardhekuq, ekipi do të luajë për një rezultat pozitiv edhe pse është i ndërgjegjshëm për cilësinë e kundërshtarit që ka përballë.

Ndërkohë, në kampin tjetër Dinamo e Zagrebit do të duhet të bëjë pa një prej futbollistëve më të mirë, Soudani, i cili ka probleme me muskujt.

“Ne e respektojmë Skënderbeun pasi ka lojtarë të mirë, por do të përqendrohemi në skuadrën tonë për të marrë fitoren. Çdo futbollist duhet të jetë 100%, pasi luajmë në shtëpi”, tha trajneri i Dinamos, Cvitanovic, shkruan Top-Channel.

Ndërkohë, sot në mbrëmje Shkëndija e Tetovës do të luajë në San Siro ndaj Milanit. Ekipi shqiptar i Maqedonisë e di se ka përballë një nga skuadrat më të mira në Evropë, por trajneri Qatip Osmani premton se do të bëjnë maksimumin.

Ndeshja mes Milanit dhe Shkëndijës do të nisë në orën 20:45.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori