LAJMI I FUNDIT:

MSHIA: Regjistri për të punësuarit në sektorin publik nuk e reflekton realitetin

MSHIA: Regjistri për të punësuarit në sektorin publik nuk e reflekton realitetin

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski deklaroi se MSHIA filloi kontroll të detajuar të numrit të të punësuarve në të gjitha institucionet pasi që ishte vërtetuar se Regjistri i të punësuarve në sektorin publik nuk e shfaq numrin e vërtetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Sipas Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, nëpërmjet Sistemit informativ për menaxhim me resurse njerëzore krijon dhe udhëheq Regjistër të të punësuarve në sektorin publik. Edhe pse ky Regjistër ka një buxhet prej 2 milionë euro për një periudhë prej 5 vjet (2014-2018), ai nuk e jep pasyrën e vërtetë të numrit të punonjësve në sektorin publik’, tha Mançevski.


Ministri informoi se në RM ka 1.302 institucione, ndërsa 197 prej tyre nuk kanë kërkuar aprovim për sistematizim nga MSHIA dhe për këta institucione nuk ka aspak të dhëna. Kjo është shkaku se pse ministria e bën këtë kontroll të secilit institucion në veçanti.

‘Kontrolli nga tregon se po ballafaqohemi me një problem më të madh nga ai që prisnim. Sistematizime joaktive, kontrata pune që të pa evidentuara, mungesë të dhënash dhe të dhëna të pa azhurnuara, etj. Për këtë shkak MSHIA dje, deri te KSHZ dorëzoi të dhëna për të punësuarit e sektorit publik të cilët nuk janë të vendosur në Regjistër në mënyrën dhe procedurën që e kërkon ligji. Këto të dhëna janë në lidhje me 115.726 punonjës në sektorin publik. Ky numër nuk është zyrtar dhe nuk e reflekton realitetin’, deklaroi Mançevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori