LAJMI I FUNDIT:

Milani mendon për Rashicën

Milani mendon për Rashicën

Milani i ëndrrave nuk ka të ndalur në tregun e transferimeve dhe pas milionave të investuara për përforcime të bujshme, tashmë synohet edhe talenti shqiptar, Milot Rashica.

Sulmuesi i Vitesses nuk është një emër i panjohur për klubet e Serisë A italiane, pasi në të kaluarën për shërbimet e tij janë interesuar Napoli dhe Udinese.


Por, nëse Napoli po i monitoron prej kohësh paraqitjet e 21-vjeçarit, Milani dhe Udinese vazhdojnë të grumbullojnë informacione për talentin e përfaqësueses kosovare.

Rashica cilësohet një futbollist me të ardhme të sigurt dhe kuqezinjtë po e ndjekin me kujdes zhvillimin e lojtarit, duke e cilësuar si një alternativë mjaft të mirë për të ardhmen, transmeton SS.

Kartoni i futbollistit të lindur në Vushtrri vlerësohet rreth tetë milionë euro në treg nga Vitesse, aty ku gjatë dy sezoneve të fundit Rashica ka qenë një prej titullarëve të padiskutueshëm, duke luajtur mbi 60 ndeshje në Eredivisien holandeze, duke realizuar edhe 10 gola.

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori