LAJMI I FUNDIT:

Takimet diaspora flet nëpër Kosovë

Takimet diaspora flet nëpër Kosovë

Organizata jo-qeveritare Germin do të organizojë 10 takime në mes të rinjve të komunave të ndryshme të Kosovës dhe mërgimtarëve tanë, të cilat kanë për qëllim të motivojnë profesionistët e rinj kosovarë që të jenë pjesë e rrugëtimit të ndryshimeve në vendin tonë.

Po ashtu, përmes këtyre bashkëbisedimeve Germin synon të ngritë vetëdijen dhe spektrin e dijes te të rinjtë nga ekspertët e diasporës, duke diskutuar tema tё ndryshme si: tema e edukimit, teknologjisë, biznesit, shkencës, mjekësisë, kulturës etj.


Edicioni i parë i këtyre takimeve do të mbahet sot në orën 18:00 në Suharekë, Fellbach Haus. Për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, folësit e takimit janë Ganimet Bajraktari nga Austria dhe Orhidea Rama nga Kamboxhia.

Ganimetja dhe Orhidea do të ndajnë me të rinjtë e Suharekës rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre për të arritur aty ku janë dhe do të flasin më shumë për rëndësinë e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të sjellë.

Takimet tjera do të mbahen gjatë muajit korrik dhe gusht në këto qytete: Gjilan, Kamenicë, Prizren, Pejë, Junik, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prishtinë.

Ndryshe, diaspora shqiptare sot përbën grupin social më të madhin në Kosovë. Duke filluar nga vitet e ’60-ta, diaspora ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e Kosovës me ndihma financiare, sociale, politike e kulturore.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori