LAJMI I FUNDIT:

Theresa May zbulon të drejtat për emigrantët nga BE, pas Brexit

Theresa May zbulon të drejtat për emigrantët nga BE, pas Brexit
LONDON, ENGLAND - JUNE 15: Prime Minister Theresa May leaves 10 Downing Street on June 15, 2017 in London, England. (Photo by Chris J Ratcliffe/Getty Images)

Pas “Brexit”-it, shtetasit europianë, që kanë jetuar në Britaninë e Madhe për të paktën 5 vite, do të përfitojnë të drejta të barabarta me shtetasit britanikë, bazuar në propozimet e bëra publike nga vet kryeministrja Theresa May.

Sipas BBC, Theresa May u ka thënë udhëheqësve të BE-së se, Britania e Madhe nuk dëshiron që rezidentët aktualë të largohen me detyrim, as të ndajë familjet e tyre.

Ajo shtoi se marrëveshja do të ofrojë garanci për rreth 3 milionë njerëz, të cilët “kanë krijuar familje, kanë ngritur jetesën e tyre dhe karrierën e tyre, e gjithashtu edhe kanë kontribuar kaq shumë në shoqërinë britanike”.


Të mbërriturit pas datës së shkëputjes, por përpara datës së “Brexit”-it në mars të vitit 2019, do të kalojnë një periudhë prej dy vitesh, për të rregulluar statusin e tyre të emigrantit, me synimin për të përfituar në të ardhmen statusin e rregulluar që ka prezantuar May.

Planet në fjalë janë publikuar gjatë samitit të Këshillit të Europës në Bruksel, përcjell bw.

Statusi i ri për emigrantët do t’u ofrojë atyre të drejtën për të qëndruar në Britani dhe të kenë qasje në sistemin shëndetësor, atë të edukimit, si dhe përfitime të tjera pas “Brexit”-it.

Por Theresa May tha se propozimet do të implementohen vetëm nëse të njëjtat të drejta do t’u ofrohen edhe shtetasve britanikë në shtetet e BE-së.

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori