LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Do të mbështesim ndërmarrësin

Reçica: Do të mbështesim ndërmarrësin

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-AAK-Nismës, Elmi Reçica në vazhdën e fushatës së tij ka thënë se Fillimi i Ri do të mbështesë ndërmarrësin përmes politikave të duhura zhvillimore.

Reçica kështu deklaroi gjatë vizitës që ia bëri kompanisë “Agrocoop”, në qytetin e Shtimes.


“Vizitova kompaninë ‘Agrocoop’ në Shtime, e cila është një ndër ndërmarrjet më të zhvilluara në fushën e hortikulturës në Kosovë. Platforma e Fillimit të Ri do të mbështesë ndërmarrësin përmes politikave të duhura zhvillimore.#FillimiRi”. /Telegrafi/