LAJMI I FUNDIT:

Delja e fortë se lë rehat qenin (Video)

Delja e fortë se lë rehat qenin (Video)

Do duhej të ishte më i fortë dhe të kontrollonte situatën, por ky qen roje në Somerset të Anglisë ia ka frikën deles.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa i duhet të ikë, sepse nuk i lejohet ta prekë topin, transmeton Telegrafi.


“Ka diçka krejtësisht të kundërt me këto kafshë, e nuk po di cili është shefi”, ka shkruar pronari tyre lidhur me rastin.

Në anën tjetër, këto pamje janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke marrë komentet dhe krahasime të ndryshme.

“Jemi në kohën kur delet sulmojnë dhe fitojnë. Është koha tyre”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/