LAJMI I FUNDIT:

Studentja 21-vjeçe përdhunohet dhe theret për vdekje, policia i vihet pas sulmuesve – pamjet e aksionit publikohen në internet (Foto/Video)

Studentja 21-vjeçe përdhunohet dhe theret për vdekje, policia i vihet pas sulmuesve – pamjet e aksionit publikohen në internet (Foto/Video)

Një studente 21-vjeçe nga Afrika e Jugut është përdhunuar, therur me thikë dhe ngufatur, ka bërë të ditur policia e këtij vendi.

Hannah Cornelius është vrarë në Stellenbosch në Afrikë të Jugut, pasi që ajo dhe miku i saj Cheslin Marsh i cili i mbijetoi sulmit, ishin rrëmbyer nga katër burra gjatë të premtes mbrëma, transmeton Telegrafi.


Policia u kishte rënë në gjurmë dy prej katër të dyshuarve që kanë marrë pjesë në rrëmbim dhe vrasjen e vajzës, të cilët janë arrestuar. Tani, ata po akuzohen për përdhunim dhe vrasje.

Cornelius dhe March ishin duke biseduar brenda veturës Volksëagen të cilin ua kishte huazuar gjyshja e Cornelius, kur u rrëmbyen nga katër burrat të panjohur.

Marsh ishte futur në bagazhin e veturës, derisa Cornelius në karriget e pasme, thuhet në një raport të policisë.

Dyshes i janë vjedhur stolitë dhe paratë që i kishin në xhepa, dhe më pas janë dërguar në një lokacion të panjohur ku janë rrahur me tulla.

Marsh u ka thënë policëve se ka arritur t’i mbijetoi rrëmbimit, pasi ka kërcyer nga vetura, kurse trupi i Cornelius është gjetur të shtunën rreth orës 8:30 në një rrugë rreth 10 kilometra larg Stellenbosch-it.

Sipas raportit të autopsisë, ajo ishte therur disa herë me thikë dhe më pas ishte ngufatur për vdekje. Por, gjithashtu thuhej se ajo ishte përdhunuar.

Në  videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur policia i vihet pas dy prej katër personave të përfshirë në krim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Amerika
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
Kalo në kategori