LAJMI I FUNDIT:

“Ju dua” – letra prekëse e Tottit drejtuar tifozëve (Foto/Video)

“Ju dua” – letra prekëse e Tottit drejtuar tifozëve (Foto/Video)

Para ndeshjes së tij të fundit si lojtar i Romës, Francesco Totti, kishte shkruar një letër dedikuar tifozëve të klubit dhe fansave të tij.

Më poshtë, mund ta lexoni atë që kishte shkruar:

Faleminderit, Roma.


Faleminderit nënës dhe babait tim, vëllait tim, farefisit dhe miqve të mi.

Faleminderit gruas dhe tre fëmijëve të mi.

Desha ta nis nga fundi – nga lamtumira – sepse nuk e di nëse do të jem në gjendje t’i lexoj këto rreshta.

Është e pamundur që t’i përfshish 28 vite në disa fjali.

Lamtumira e një legjende (Twitter)

Do të dëshiroja ta bëja me një këngë ose poemë, por nuk mund të shkruaj.

Gjatë viteve, jam përpjekur ta shpreh veten me anë të këmbëve, gjë që e kanë bërë gjithçka më të thjeshtë për mua prej se isha fëmijë.

Kur jemi të fëmijëria, mund t’ia qëlloni cila ishte lodra ime e preferuar? Një top, padyshim! Dhe akoma është edhe sot.

Vjen koha gjatë jetës kur rritesh – kështu më kanë thënë dhe kështu ka vendosur koha.

Koha e mallkuar.

Më 17 qershor 2011, të gjithë do të donim që koha të rridhte më shpejtë.

Nuk mund të prisnim ta dëgjonim gjyqtarin duke bërë fishkëllimën e fundit

Akoma kam rrëqethje kur e kujtoj atë çast.

Sot, ka ardhur koha që të më rrihni shpatullën dhe të më thoni:

“Duhet të rritemi. Sepse nesër do të jesh një i rritur. Hiqi këto pantallona të shkurtra dhe këto këpucë, sepse duke filluar nga sot, je një burrë. Nuk mund ta shijosh më aromën e barit, diellin në fytyrën tënde teksa shkon drejt golit të kundërshtarit, adrenalinën që të konsumon, gëzimin e festës”.

Në muajt e fundit, e kam pyetur veten pse po më hiqet kjo ëndërr.

Imagjinoni sikur jeni një fëmijë duke ëndërruar… ndërsa nëna juaj ju zgjon për të shkuar në shkollë.

Dëshironi të vazhdoni ëndrrën… përpiqeni t’i ktheheni ëndrrës, por nuk mundeni më.

Këtë herë, nuk është ëndërr, por realitet.

Dhe unë nuk mund t’i kthehem më ëndrrës.

Dua t’jua dedikoj këtë letër të gjithë juve – të gjithë fëmijëve që më kanë mbështetur.

Fëmijëve të të djeshmesh, të cilët janë rritur dhe janë bërë prindër, dhe fëmijëve të të sotmes, të cilët ndoshta bërtasin: ‘Tottigol’.

Do të më pëlqente të mendoja se për ju, karriera ime është bërë një përrallë për t’u kaluar.

Tash vërtet ka marrë fund.

Po e heq atë fanellë për herë të fundit.

Do ta palos, edhe pse nuk jam i gatshëm të them ‘mjaft’ dhe ndoshta kurrë nuk do të jem.

Më falni që nuk jap intervista dhe nuk i sqaroj mendimet e ia, por nuk është lehtë të heqësh dorë.

Kam frikë. Nuk është e njëjta frikë që ndjen kur je përpara portës duke ekzekutuar një penalti.

Këtë herë, nuk e shoh se si duket e ardhmja përmes vrimave të rrjetës.

Më lejoni të kem frikë.

Këtë herë, jam unë ai që kam nevojë për ju dhe dashurinë që ma ke treguar gjithmonë.

Me mbështetjen tuaj, do t’ia dal ta kthej faqen dhe ta fus veten në një aventurë të re.

Tash, është koha që t’i falënderoj gjithë bashkëlojtarët, trajnerët, drejtorët, presidentët dhe të gjithë që kanë punuar me mua gjatë kësaj kohe.

“Perandori i fundit i Romës”

Për tifozët dhe Curva Sud, një dritë udhëzuese për të gjithë romakët dhe romanistët.

Të lindësh romak dhe romanist është një privilegj.

Të jesh kapiten i skuadrës është një nder.

Ju jeni – dhe gjithmonë do të jeni – familja ime. Nuk do t’ju argëtoj më me këmbët e mia, por zemra ime do të jetë gjithmonë këtu me ju.

Tash, do të shkoj poshtë shkallëve dhe do të hyj në zhveshtoren që më ka pritur si fëmijë dhe tash po largohem si burrë.

Jam krenar dhe i lumtur që ju kam dhënë 28 vjet dashuri.

Ju dua.

https://www.youtube.com/watch?v=BF61OpqU8jk

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

La Liga
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori