LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Veç me PDK-në s’bëjmë koalicion se e kanë mbështjell si gjarpri këtë popull

Bahtiri: Veç me PDK-në s’bëjmë koalicion se e kanë mbështjell si gjarpri këtë popull

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se partia e tij në asnjë mënyrë nuk bën koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike e Kosovës.

“Dëshira ime e flaktë është që ta çojmë PDK-në në opozitë. Sepse, e ka pështjell si gjarpri këtë popull. Si të tillë unë nuk do t’i përkrah asnjëherë. Unë gjithmonë luftoj me të keqen”, ka thënë ai. “E keqja e këtij vendi është Partia Demokratike e Kosovës. Kur kemi bërë koalicion, atëherë unë s’kam qenë në Kosovë. Na kanë premtuar shumë dhe s’kanë dhënë asgjë. Prandaj, kësaj partie nuk i besohet”.