LAJMI I FUNDIT:

Jimmy Kimmel rrëfen me emocion detajet e sëmundjes së djalit të porsalindur (Video)

Jimmy Kimmel rrëfen me emocion detajet e sëmundjes së djalit të porsalindur (Video)

Prezantuesi i njohur amerikan, Jimmy Kimmel, ka treguar me emocion për sëmundjen e djalit të tij të porsalindur.

Në një pjesë të emisionit të tij, Kimmel i kishte treguar publikut në studio se tre orë pas lindjes normale, djali i tij Billy kishte filluar të merrte ngjyrë vjollcë.


Një infermiere e kishte vërejtur këtë gjë dhe e kishte marrë foshnjën për kontroll, ndërsa ekzaminimet kanë treguar se ai po vuante nga një sëmundje e zemrës. Situata ishte serioze dhe të gjithë ishin lutur për jetën e fëmijës.

Djali i Kimmy Kimmel nën përkujdesje mjekësore

Billy iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në zemër vetëm pas tri ditësh dhe falë angazhimit të stafit mjekësore, ai ka mbijetuar.

Me këtë rast, Kimmel e ka mbështetur programin për mbrojtjen e pacientëve dhe kujdesin e përballueshëm shëndetësor të njohur si ‘Obamacare’ duke thënë se edhe republikanët edhe demokratët duhet ta mbështesin këtë gjë.

“Asnjë prind nuk duhet të gjendet në një situatë të tillë që të vendosë se a mund të paguajë që t’ia shpëtojë jetën fëmijës së vet. Kjo nuk bën të ndodhë, jo në këtë vend”, ka thënë moderatori i njohur.

Kimmel dhe gruaja e tij, Molly McNearney, janë prindër të dy fëmijëve. Djali i vogël, William John ‘Billy’, i cili është dashur të operohej, ka lindur më 21 prill 2017. /Telegrafi/