LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet Barcelona: Neymar nuk luan në El Clasico

Tërhiqet Barcelona: Neymar nuk luan në El Clasico
Getty Images

Pas dy ditësh paqartësi, Barcelona më në fund ka vendosur që të mos e përfshijë Neymarin në derbin më të madh botëror kundër Real Madridit – El Clasico.

Klubi katalunas kishte apeluar ndaj suspendimit të brazilianit (për tri ndeshje) në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (TAD), duke shpresuar për një zgjidhje në favor të Blaugranëve.


Bomba nga Spanja: Neymar luan në El Clasico?
Lexo po ashtu Bomba nga Spanja: Neymar luan në El Clasico?

TAD kishte caktuar të mbante një takim të jashtëzakonshëm të shtunën, i cili kishte dështuar, ashtu që suspendimi mbetet në fuqi.

Për më shumë, ditë më parë ishte lëshuar edhe një komunikatë duke ia bërë të qartë Barcelonës se do të ndëshkohet nëse Neymar luante në Santiago Bernabeu.

Edhe pse zëvendëspresidenti i Barcës, Jordi Mestre, të shtunën kishte thënë se braziliani do të udhëtonte në Madrid, sot (e diel) klubi ka ardhur me një njoftim zyrtar se Neymar nuk do të jetë në skuadër, duke qenë se nuk duan të rrezikojnë.

Barcelona udhëton në kryeqytetin spanjoll me tri pikë prapa Realit (që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe me fitore eventuale do të ngjitej në krye. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori