LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të thonë se është vrarë operativisti i ISIS-it i ndërlidhur me sulmin në Stamboll

SHBA-të thonë se është vrarë operativisti i ISIS-it i ndërlidhur me sulmin në Stamboll

Shtetet e Bashkuara thonë se nga një operacion ushtarak amerikan është vrarë operativisti i Shtetit Islamik (ISIS), që ishte ndihmës i afërt i liderit, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe ishte i ndërlidhur me një sulm në një klub të natës në Stamboll, nga i cili ishin vrarë 39 vetë.

Operativisti, Abdurakhmon Uzbeki, që besohej se ishte nga Uzbekistani, është vrarë më 6 prill, gjatë një operacioni tokësor të fshehtë afër qytetit, Majadin në Siri, tha mbrëmë John Thomas, zëdhënës i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane.


Koloneli Thomas tha se Uzbeki kishte ndihmuar në sulmin kundër një klubi ekskluziv të natës në Stamboll, natën e Vitit të Ri.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e pat marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ishte hakmarrje për përfshirjen ushtarake të Turqisë në Siri.

“Ne qartas e kemi ndërlidhur atë me bombardimin në Stamboll, natën e Vitit të Ri”, tha Thomas.

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori