LAJMI I FUNDIT:

Ky është bilanci i përplasjes me armë zjarri në Saraj të Shkupit (Video)

Ky është bilanci i përplasjes me armë zjarri në Saraj të Shkupit (Video)

Gëzhoja plumbash, gjurmë gjaku dhe xhama të thyer kishin mbuluar rrugën para shkollës fillore “Dituria” në Saraj të Shkupit. Sipas dëshmitarëve mbrëmë para mesnate, dy grupe të rinjsh janë zënë për arsye banale, pas një loje bilardoje. Incidenti i dhunshëm ka kulmuar edhe me përdorimin e armëve të zjarrit. E gjithë kjo ka rezultuar me tre persona të shtruar në spital, me plagë nga arma e zjarrit dhe lëndime trupore.

Nga Qendra Klinike për sëmundje kirurgjike “Shën Naum Ohridski” në Shkup theksuan se janë pranuar dy pacientë, të moshës mes të 20-ve dhe 30-va me, shenja dhune në trup nga goditjet me mjete të forta.

“Tek dy pacientët janë bërë të gjitha ekzaminimet laboratorike dhe rëntgenologjike, janë shtruar në spital si pasojë e lëndimeve në kokë, qatë dhe shpinë. Tash janë në gjendje të mirë, njëri prej tyre sot do të lëshohet në mjekim shtëpiak, kurse tjetri do të ndalet deri nesër nën vëzhgimin mjekësor. Gjendja e tyre është stabile dhe pacientët kanë përfunduar me lëndime të lehta”, u shpreh për TV21, Jasminka Çabukovska-Radullovska, Drejtresha e spitalit të qytetit të Shkupit.

I plagosuri i tretë, që ka marrë plagë nga arma e zjarrit është shtruar në spitalin ushtarak “8 Shtatori”, ku sipas kirurgut kujdestar Sande Stojkovski, ai sot është lëshuar për mjekim shtëpiak, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se disa persona nga tre makina kanë shtënë me armë zjarri, duke lënë të plagosur njërin prej protagonistëve të incidentit të dhunshëm.

“Rasti është paraqitur nga Sh.A., se në rrugën nga Saraji drejt fshatit Lubin, një person i fshatit Gërçec së bashku me disa persona të tjerë me tri vetura kanë shtënë me armë zjarri drejt tij dhe personit K.A. Nga të shtënat K.A. ka marr plagë në pjesën e këmbës, ndërsa sulmuesit janë larguar drejt fshatit Gërçec. Në të njëjtën kohë një person tjetër me inicialet B.L. ka paraqitur se në të njëjtin lokacion ka qenë i sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur, me ç’rast ka marr lëndime të dukshme dhe i njëjti është dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski”, nga MPB.

Nga MPB theksuan se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Lajme
Operacioni “Patkoi

Operacioni “Patkoi", Majko: Millosheviqi donte të destabilizonte Shqipërinë, me varka do sulmohej Italia

Lajme
Policia në Prishtinë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve

Policia në Prishtinë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve

Kronika e Zezë
Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Lajme
Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia: Në vendin e ngjarjes janë gjetur 19 gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit jelekë ushtarakë e substanca narkotike

Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia: Në vendin e ngjarjes janë gjetur 19 gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit jelekë ushtarakë e substanca narkotike

Kronika e Zezë
“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës

“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori