Në Atlasin Ndërkombëtar të Reve, ku janë përshkruar lloje të ndryshme që nga shekulli 19-të, kanë hyrë është 12 formësime të reja.
Hulumtuesit dhe specialistët në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Meteorologjisë, për herë të parë pas 30 vitesh, kanë dokumentuar edhe masive të reja të reve, transmeton Telegrafi.
Në mesin e tyre janë të ashtuquajturat Asperitas, që në gjuhën latine nënkupton e vrazhdë. Kështu quhen retë, që duken nga poshtë sikur të jenë valë të trazuara deti.
Për herë të parë, këto janë parë më 2006 në Iowa të Shteteve të Bashkuara, ndërsa më pas janë publikuar fotografi nga vende të ndryshme të botës.
Volutus janë retë me bisht, që janë krijuar pasi të ketë kaluar ndonjë aeroplan dhe e ka lënë shiritin me ajër të kondensuar. Retë Cauda janë të lehta dhe të shprishura, kurse Murus janë ato masive që duken sikur muri.
Në atlas janë përfshirë edhe formësimet siç janë, Flammagenitur apo retë e krijuara nga zjarret e mëdha që kanë nxjerrë tym të madh.
Kategorizimi dhe identifikimi i reve ka filluar që nga viti 1897, ku janë vizatuar me ngjyra nga artistët dhe janë bërë përshkrimet e detajuara.
Editimi modern është bërë me 1975, ku përshihen përshkrime shkencore dhe detaje nga kushtet klimatike, ndërsa dhjetë vite më vonë, të gjitha këto janë bërë në mënyrë digjitale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme
“Përqafoi” mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror
Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu
"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë