Presidenti i vendit , Hashim Thaçi ka folur të enjten rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës. Ai shprehu besimin e plotë se Qeveria e Kosovës do ta procedojë Projektligjin për FSK-në, pasi sipas tij nuk ka kurrfarë vërejtje procedurale apo përmbajtjesore.
Presidenti i vendit duke folur për takimin me ambasadorin amerikan tha se si president i vendit ka takime të rregullta me ambasadorët e vendeve të QUIN-tit.
“Procesi i themelimit të Forcave të Armatosur të Kosovës ka filluar, është në rrugë të drejtë, është në binar, është një proces i saktë i proceduar me kohë. Do të ndodh në një periudhë të caktuar kohore që është e përcaktuar me kthimin e opinionit nga Qeveria e Kosovës, do të thotë një periudhë 30 ditëshe”, tha Thaçi.
Sipas tij, tani është më e lehtë pasi Ministria e Integrimit, ajo e Financave si dhe e Forcës së Sigurisë ka dërguar opinionet e tyre pozitive, raporton Telegrafi.
“Unë kam besim të plotë se qeveria do ta procedoj projektligjin prandaj nuk shoh telshae në këtë proces, as procedural por as përmbajtjesor”, tha ai.
Thaçi tha se janë në favor të ndryshimeve kushtetuese, do ta vazhdojnë debatin me serbët, me shoqërinë civile dhe me tërë spektrin politik dhe shoqëror, por të njëjtën kohë do të vazhdojnë të punojmë paralelisht edhe në procesin për Projektligjin për FSK-në.
“…Dhe nëse me të vërtet do të vonohen serbët atëherë ne do të vazhdojmë sipas Projektligjit”, tha ai, duke shtuar se është e rëndësishme që është ndërtuar konsensus i gjerë shoqëror, qytetarë, politik dhe institucional.
“…Prandaj është proces i pandalshëm, i pakthyeshëm dhe do të ndodh”, tha ai, duke shtuar se do të themelohen Forcat e Armatosura dhe do të Kosova do të ketë partneritet të plotë me ndërkombëtarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit