LAJMI I FUNDIT:

Montella: Morëm tre pikë të nevojshme

Montella: Morëm tre pikë të nevojshme

Vincenzo Montella vlerëson Milanin e tij për durimin e tyre në fitoren minimale ndaj Genoas, pasi mysafirët u mbrojtën shumë dhe këto tri pikë ishin shumë të nevojshme.

Rossonerët u kthyen në rrugën e duhur në San Siro edhe pse patën mungesat e disa nga lojtarë kyç, në fitoren 1-0 ndaj Genoas, fitorja kjo që e afron vetëm dy pikë afër rivalit lokal, Interit.

Sipas trajnerit Montella, fitorja ndaj Genoas ishte shumë e nevojshme para pushimit ndërkombëtar.


“Mendoj se kemi pasur një lojë shumë të mirë, kishim nevojë për durim për të mbajtur topin më shumë edhe se ishte e nevojshme, sepse ka pasur shumë pak hapësira”, ka thënë Montella pas për Mediaset Premium.

“Megjithatë, ne krijuam tre ose katër mundësi të pasta në pjesën e parë që ne mund të kishim bërë mirë. Në gjysmën e dytë Genoa nuk ka bërë praktikisht asgjë dhe ne kontrolluam situatën”.

“Nuk mund të jemi jashtëzakonisht të lumtur pasi ne duhet të kishim lëvizur topin më shpejt, por në fund të fundit ne kemi marrë tri pikë shumë të nevojshme dhe do të na bëj mirë para pushimit të kombëtareve”.

“Nuk ka ndeshje të lehta, ne vetëm duhet të mbahemi dhe mendoj se në qoftë se ne ruajmë formën që kemi pasur deri më tani, ne do të kapim Evropën”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros - deri më tani kanë bilanc fantastik

Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros - deri më tani kanë bilanc fantastik

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori