LAJMI I FUNDIT:

“Takimet e fshehta të administratës Trump me rusët”, zbulohen detaje tjera!

“Takimet e fshehta të administratës Trump me rusët”, zbulohen detaje tjera!

Ministri i Drejtësisë së administratës së presidentit të SHBA, Donald Trump dhe ish-senatori i SHBA, Jeff Sessions është takuar dy herë gjatë vitit të kaluar me diplomatin rus në Washington, Sergey Kislyak.

Sipas raportimeve që vijnë nga Departamenti i Drejtësisë, një situatë e ngjashme çoi në pushimin nga puna të ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trump, Mike Flynn.

Sessions nuk përmendi asnjë nga takimet e tij kur foli gjatë betimit për lidhjet që mund të kishin zyrtarët amerikanë me rusët, në fushatën e Trump në vitin 2016.


Kjo sjell në ngjalljen e polemikave në lidhje me marrëdhëniet që ka administrata Trump me rusët dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet presidenciale.

“The Washington Post” ishte e para që raportoi në lidhje me këto takime, përcjell tvklan.al.

Sipas zyrtarëve të mëparshëm qeveritarë, Sergey Kislyak, ambasadori rus në SHBA, konsiderohet nga inteligjenca amerikane si një nga spiunët kryesorë rusë në Washington.

Sessions është takuar me Kislyak dy herë, në korrik në konventën republikane dhe në shtator në zyrën e tij, kur ai ishte anëtar i komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura.

Ai iu kundërpërgjigj këtyre akuzave, duke deklaruar fuqishëm se nuk i ka diskutuar kurrë çështjet e fushatës presidenciale me askënd nga Rusia.

“Unë nuk jam takuar me asnjë diplomat rus për të diskutuar çështjet e fushatës. Nuk e kam idenë çfarë janë këto akuza. Janë false”, u shpreh Sessions.

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori