LAJMI I FUNDIT:

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas kanë aftësinë për të goditur një objektiv deri në 1550 milje larg (2495 km), por Moska është e mbrojtur, ka thënë një zyrtar i lartë i forcave ajrore ruse.

Komentet, të bëra nga Dmitry Bogdanov, kreu i departamentit të luftës radio-elektronike të Forcave Ajrore Ruse, sugjerojnë se një pjesë e gjerë e territorit rus në kufi me Ukrainën është cak i sulmeve.

“Armiku nuk po dorëzohet ende”, u citua të thoshte Bogdanovit nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass.


“Tani mjetet ajrore pa pilot mund të përshkojnë një zonë deri në 2500 kilometra dhe shumë rajone [ruse] e dinë këtë”, shtoi ai, raporton skynews.

Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse
Lexo po ashtu Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Kjo vjen pasi një burim nga Kievi tha të hënën se një dron ukrainas ishte përpjekur që të shkonte shumë thellë brenda territorit rus, duke synuar një sistem radar ushtarak të paralajmërimit të hershëm në rajonin e Orenburgut, pothuajse 1600 kilometra larg.

Që nga fillimi i vitit, sulmet me dronë kanë goditur gjithashtu infrastrukturën kritike të rafinimit të naftës në Rusi.

Ukraina nuk konfirmon apo mohon zyrtarisht se po sulmon rafineritë brenda Rusisë, por thotë se objekte të tilla janë objektiva legjitime pasi ato ndihmojnë përpjekjet ushtarake të Moskës.

Ndryshe, Ukraina po kërkon me ngulm nga vendet perëndimore që me armët e tyre të sulmojnë territorin rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori