LAJMI I FUNDIT:

Nxënëset shqiptare thonë se “mësuesi u fliste për seksin” – ai thotë se i kishte “këshilluar”

Nxënëset shqiptare thonë se “mësuesi u fliste për seksin” – ai thotë se i kishte “këshilluar”

“Mësuesi i gjeografisë na fliste edhe për tema seksi në orën e mësimit”. Kjo ka qenë deklarata e nxënëseve të klasës së nëntë në shkollën e fshatit Kozarë në Kuçovë, që më pas ka çuar në pranga mësuesin e tyre Ajaz Ajazi, shkruan “Panorama”.

63-vjeçari i cili, veçse mësues gjeografie, ishte edhe drejtor i shkollës, e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë si një ngjarje të sajuar për t’i zënë vendin e punës.


Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se tri nxënëset e klasës së nëntë janë marrë në pyetje në prezencë të një psikologeje.

Ato janë pyetur me detaje mbi veprimet e mësuesit të tyre, por asnjëra prej të miturave nuk rezulton se ka pasur një histori personale konkrete si tentativë për ta prekur, apo për veprime të tjera të pahijshme në ambientet e shkollës apo jashtë saj.

“Na ka shqetësuar shumë me temën e seksit dhe veprimet e çrregullta që bënte. Ishte bërë i mërzitshëm në orët e mësimit, aq sa nuk na vihej në shkollë dhe na ishte neveritur”, janë shprehur nxënëset e marra në pyetje dje në Policinë e Beratit, shkruan “Panorama”.

Ndërkaq, drejtori tashmë i shkarkuar nga detyra, Ajaz Ajazi, nuk e ka pranuar akuzën e nxënëseve të tij për ngacmim seksual.

“Unë nuk kamë bërë në asnjë mënyrë aty veprime, por i kam këshilluar ndonjëherë nxënëset e mia, pasi se janë në një moshë delikate. Këto veprime që po merren ndaj meje janë ambicioze, për shkak të vendit të punës sime, por e vërteta do të zbardhet nga drejtësia”.

Kështu mësohet të ketë deklaruar gjatë marrjes në pyetje 63-vjeçari i arrestuar për dy vepra të rënda penale, “ngacmim seksual” dhe “vepra të turpshme”.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori