LAJMI I FUNDIT:

Philips: Evropa po kontribuon në radikalizmin e shqiptarëve

Philips: Evropa po kontribuon në radikalizmin e shqiptarëve

Izolimi i kosovarëve, refuzimi që po ia bën në vazhdimësi Evropa shtetit të vetëm në Ballkan pa liberalizim të vizave është duke kontribuuar që kosovarët të kthehen nga Lindja, ndërkohë që fuqi të mëdha si Turqia janë duke e shfrytëzuar këtë mundësi perfekte për agjendat islamike.

Kështu ka thënë David Philips, profesor në Universitetin Columbia të SHBA-së në një interviste për “Zërin”.


Ai tha se identiteti evropian për shqiptarët po bëhet i pakapshëm dhe kosovarët janë të ndjeshëm ndaj radikalizmit sepse ata ndihen të refuzuar nga Evropa.

Sipas tij, mohimi i udhëtimit pa viza për kosovarët drejt BE-së përkeqëson frustrimin dhe izolimin.

Ndonëse e pranon se shqiptarët janë aleatët kryesorë të amerikanëve në Evropë, ai foli për rrezikun e influencës turke e cila po shtrihet në Kosovë dhe në Maqedoni shumë me investimet direkte të Erdoganit.

Philips kritikoi edhe politikanët shqiptarë të cilët ua kanë dhënë pasuritë kryesore kompanive turke.

Ndërkohë që nënvizoi se ekstremizmi i shqiptarëve i shërben agjendës serbo-ruse. Sipas tij, Turqia është një aleat i pasigurt për SHBA-në, kurse shqiptarët janë aleatët më të mëdhenj të SHBA-së. Megjithatë, sipas tij, shqiptarët po ashtu paraqesin një alternativë për ideologjinë salafiste.

Philips tha se në përgjigje të mendimit islamofobik botëror të Trumpit, shqiptarët mund t’i profilizojnë vlerat e tyre të moderuara properëndimore në mënyrë që të thellojnë miqësinë dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori