LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i Hertës e pështyu Ancelottin, trajneri i Bayernit ia tregon gishtin e mesit (Video)

Tifozi i Hertës e pështyu Ancelottin, trajneri i Bayernit ia tregon gishtin e mesit (Video)

Ai vlerësohet si një nga trajnerët më të suksesshëm në qarkullim, por edhe pse një person në moshë dhe me autoritetin e tij të krijuar falë rezultateve të arritura me klube të ndryshme, edhe ai njeri është e mund të tregojë në ndonjë rast nervozizëm.

Carlo Ancelotti pranoi se i kishte treguar gishtin e mesit një tifozi të Hertës së Berlinit, të cilin e akuzon se e ka pështyrë, vetëm pak pas barazimit 1-1 të Bayern Munich në kryeqytetin e Gjermanisë, ditën e shtunë.


Bayern gjendej në disavantazh të një goli, të shënuar nga Vedad Ibisevic që në minutën e 21-të të ndeshjes, edhe pasi përfunduan pesë minutat shtesë të dhëna si rrallëherë në një ndeshje të kampionatit gjerman. Por, pikërisht në sekondat e fundit, polaku i aktivizuar si zëvendësues, Robert Lewandowski arriti të barazonte shifrat dhe t’u jepte bavarezëve një pikë për të vijuar kryesimin e Bundesligës, transmeton TCh.

Por, barazimi i sekondës së fundit solli edhe skena të pahijshme. Portieri i Hertës, Rune Jarsein goditi topin në shpinën e Xabi Alonsos nga shumë pranë, duke shkaktuar një grindje të fushë mes dy ekipeve.

Ndërsa problemi i tifozit të Hertës erdhi në momentin kur Ancelotti ishte duke u futur në dhomat e zhveshjes, i cili reagoi gjithashtu në një mënyrë ofenduese.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori