LAJMI I FUNDIT:

Përdhunimi që nuk ka ndodhur në Lituani: Lajmet e rreme dhe lufta speciale e Putinit kundër Gjermanisë dhe shteteve baltike

Përdhunimi që nuk ka ndodhur në Lituani: Lajmet e rreme dhe lufta speciale e Putinit kundër Gjermanisë dhe shteteve baltike

Kundër trupave të Bundeswehrit të vendosura në Lituani, ka nisur një fushatë e gënjeshtrave, thonë nga Ministria gjermane e Mbrojtjes. Ndërkaq, Spiegel Online, duke iu referuar diplomatëve të NATO-s, raporton se pas kësaj fushate qëndron Rusia.

“Nëpërmjet postës elektronike, dërguar politikanëve dhe mediave, në Lituani po përhapen fjalët se ushtarët gjermanë në këtë shtet e kanë përdhunuar një të mitur”, raporton Spiegel, transmeton Telegrafi.


Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk ka dashur të komentojë burimin e mundshëm të gënjeshtrës, por NATO dyshon se trillimi vjen nga Rusia

“Është provokim rus kundër stacionimin të trupave të NATO-s në shtetet baltike”, thotë burimi.

Ky stacionim është kundërpërgjigje e NATO-s ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe pushtimit të Krimesë.

Spiegel shkruan se shumë politikanëve në Lituani u ka shkuar letra, ku në “detaje” shpjegohet “përdhunimi i të miturës” që gjoja ka ndodhur më 9 shkurt në Jonava. Këtë gënjeshtër madje e kanë publikuar shumë media lituaneze. Por, kjo është demantuar nga Qeveria e këtij shteti, si diçka që nuk ka ndodhur.

Qeveria gjermane ka kohë që akuzon Kremlinin për përhapje të dezinformatave për qëllime politike. Këtë herë gënjeshtra ngjan me atë të vitit 2015 kur mediat ruse “raportojnë” se refugjatët në Berlin kanë përdhunuar një të mitur me origjinë ruse dhe se gjoja autoritetet gjermane po e fshehin këtë krim. Edhe pse lajmi është demantuar, pra se përdhunim nuk kishte, mijëra gjermanë me origjinë ruse kanë protestuar kundër refugjatëve dhe politikës së kancelares Angela Merkel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori