LAJMI I FUNDIT:

Mavraj në formacionin e javës në Bundesliga (Foto)

Mavraj në formacionin e javës në Bundesliga (Foto)

Mërgim Mavraj po vazhdon me paraqitje të mira edhe te skuadra e re, Hamburgu.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po vlerësohet pozitivisht me paraqitjet e tij këtë sezon në Bundesliga me skuadrën e Hamburgut.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që qendërmbrojtësi i Shqipërisë të gjej vend në formacionin bazë të gazetës gjermane ‘Kicker’, përcjell Telegrafi.


Përveç Mavrajt, në formacionin e javës në Bundesliga kanë zënë vend edhe emra të mëdhenj si Hamit Altintop dhe Chicharito. /Telegrafi/