LAJMI I FUNDIT:

Everton kërkon yllin e Interit

Everton kërkon yllin e Interit

Raportohet se Everton janë të interesuar në nënshkrimin e mesfushorit të Interit, Ever Banega, në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori argjentinas është transferuar nga Nerazzurrët vetëm në këtë verë, por nuk ka arritur të vendosë veten në San Siro.

Si rezultat i kësaj, është thënë se ai është lejuar të largohet nga klubi, me skuadrat që janë të gatshme të paguajnë për kartonin e tij.


Sipas Sunday Mirror, disa ekipe nga Franca dhe Spanja, përveç Evertonit, janë të etura për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

Është pohuar se një tarifë prej rreth 8 milionë funte do të jetë e mjaftueshme për klubin nga Goodison Park për të transferuar objektivin e tyre. /Telegrafi/