LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Zvicër, Ajeti premton edhe më shumë gola (Foto/Video)

Shpërthimi në Zvicër, Ajeti premton edhe më shumë gola (Foto/Video)

Albian Ajeti është bërë hero i skuadrës zvicerane St Gallen që falë golave të tij i ka ikur fundit të tabelës në Zvicër.

Ditën e djeshme, Ajeti shënoi dy gola të bukur në fitoren 2-1 të St Gallenit ndaj Sionit, edhe pse në pjesën e parë ishin duke humbur 0-1.


Me dy golat e të dielës, Ajeti është ngritur në kuotën e pesë golave në kampionat dhe ka shënuar edhe një gol në Kupë, derisa ka bërë edhe dy asistime.

Në një prononcim për Telegrafin, sulmuesi kosovar flet për formën e tij të deritashme dhe rezultatet e arritura.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë ndaj Sionit pasi ishim duke humbur, mirëpo shkoi gjithçka mirë në pjesën e dytë ku shënova edhe dy golat e fitores”, u shpreh Ajeti për Telegrafin.

“Deri më tani ka ecur shumë mirë pasi kam shënuar gola. Kam pasur nevojë për të luajtur ndeshje pasi golat asnjëherë nuk kanë qenë problem për mua. Shpresoj të vazhdoi me këtë ritëm”, vazhdoi tutje Ajeti.

Albian Ajeti duke festuar një gol në kampionat zviceran
Albian Ajeti duke festuar një gol në kampionat zviceran

19-vjeçari ka edhe një synim se sa gola synon të shënoi deri në fund të kampionatit.

“Nëse qëndroi këtu deri në fund të stinorit atëherë besoj se do të shënoi më shumë se 10 gola, por ende nuk e di të ardhmen time”, u shpreh kosovari.

Ai tregoi për Telegrafin se gjatë javës së ardhshme do të ketë një takim me skuadrën gjermane Augsburg për ta definuar të ardhmen pasi është i huazuar në St Gallen.

“Javën e ardhshme së bashku me menaxherët do të kemi një takim me Augsburgun. Ekziston mundësia të kthehem në Bundesliga pasi sulmuesit aktual të Augsburgut janë të lënduar”.

“Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh nëse do të mbetem deri në fund të stinorit në Zvicër apo do të kthehem në Bundesliga. Për zhvillimin tim, më mirë është qëndrimi në Zvicër”, vazhdoi tutje Ajeti.

Ish-anëtari i Baselit llogaritët si njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm në Zvicër.

Kujtojmë që Albiani është vëllai i vogël i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, ndërsa tjetëri vëlla, Adonisi aktualisht luan tek skuadra zvicerane Wil./Telegrafi/

Festa e Ajetit pas golit të dytë të shënuar ndaj Sionit
Festa e Ajetit pas golit të dytë të shënuar ndaj Sionit

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori