LAJMI I FUNDIT:

Pakti SHBA-Kuba, Trump kërcënon ta zhbëjë

Pakti SHBA-Kuba, Trump kërcënon ta zhbëjë

Donald Trump deklaroi se do t’i japë fund paktit mes SHBA dhe Kubës, nëse qeveria kubane nuk përmirëson ofertën e saj. Presidenti Barack Obama ka punuar që të përmirësojë raportet me vendin komunist, diçka që kulmoi me vizitën e tij historike atje në mars të vitit 2016.

Por presidenti i zgjedhur kërcënoi se mund t’i japë fund këtij pajtimi të brishtë. Mesazhi i Trump në “Twitter”, forma e preferuar e komunikimit për të, u publikua ndërsa mijëra kubanë bënin homazhe për Fidel Castron që ndërroi jetë të premten.

“Nëse Kuba nuk ka dëshirë të bëjë një marrëveshje më të mirë për popullin kuban, për kubano-amerikanët dhe për SHBA në tërësi, unë do t’i jap fund marrëveshjes”, shkroi Trump në “Twitter”, transmeton tch.

Republikani miliarder kishte premtuar edhe gjatë fushatës se do t’i jepte fund përpjekjeve për të përmirësuar raportet me Kubën. Disa orë pas vdekjes së 90-vjeçarit Fidel Castro, Trump tha se ai ishte një diktator brutal, megjithëse nuk e përmendi premtimin e fushatës.

Në trend Botë

Më shumë
Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Evropa
Premtimi elektoral i Trumpit: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

Premtimi elektoral i Trumpit: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

Amerika
Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016

Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016

Mali i Zi
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Evropa
Ndërprerja e energjisë godet Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut në Kroaci

Ndërprerja e energjisë godet Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut në Kroaci

Botë
Kalo në kategori