Simptomat janë shpesh të ngjashme, por nuk shërohen në mënyrë të njëjtë, prandaj është me rëndësi të dini se çka ju ka “gjetur”
Rrjedhja e hundëve, kolla, rraskapitja… janë simptoma të tri sëmundjeve të ndryshme. Si të dimë cilën e kemi “fituar”?
Kur është fjala për alergjinë, teshtitjen pa ndërprerë, do të thotë që mund të teshtijmë edhe nga njëzet herë në vazhdimësi, gjë që te gripi dhe flama nuk ndodh.
Gjithashtu, irritimi i hundës dhe i syve është karakteristikë vetëm për alergjinë.
Nëse kolla dhe rrjedhja e hundëve shpesh përsëriten, atëherë patjetër shkoni te mjeku dhe gjeni shkaktarin e alergjisë suaj.
Gripi dhe flama nuk kthehen aq shpejt, transmeton Telegrafi.
Temperatura shumë e lartë është shoqëruese e gripit, jo e alergjisë, si edhe dhembjeve të forta të muskujve dhe nyjave. Nëse vetëm jeni ftohur, temperatura është pak e ngritur.
Vitamina C, pije të nxehta, pushimi – mund të lehtësojnë edhe gripin edhe flamën, por jo edhe alergjinë, kështu që edhe kjo mund t’ju jetë tregues nga çka në të vërtetë jeni sëmurë.
Ndjenja e rraskapitjes i shoqëron të tri sëmundjet, mirëpo tek alergjia kjo mund të eliminohet me ilaçe, te flama me mjete për forcim imuniteti, me ushqim “të fortë”, pushim, ndërkaq te gripi asgjë nuk ndihmon – patjetër duhet të rrini të shtrirë në krevat.
Edhe flama nuk do të duhet “kalohet në këmbë”, por kjo gjendje kalon më shpejt se gripi. Flama, nëse nuk është e formës së rëndë, mund të kalojë për pesë deri në shtatë ditë, ndërsa gripi mund të shërohet edhe deri në dy javë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë