Paritë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nuk është se e kanë mirëpritur propozimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri e cila ka propozuar që në raundin e tretë të bisedimeve me Serbinë, të këtë një gjithëpërfshirje, ashtu siç ishte “Ekipi i Unitetit”, në bisedimet e Vjenës.
Ky propozim i Tahirit për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Nismën për Kosovën konsiderohet si përgatitje për koncesione me Serbinë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se nuk është më rëndësi se kush përfaqëson në dialog, por formati i të biseduarit.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri të mërkurën gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme ka thënë se në fazën e tretë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila pritet të përmbyllet me njohje reciproke, të ketë një ekip ashtu sikur në bisedimet e Vjenës.
“Për mendimin tim, për fazën e tretë të dialogut që pritet të jetë fazë e përmbyllëse që do të rezultojë me njohjen reciproke mes të dyja shteteve Kosovës dhe Serbisë duhet një ekip që përfshinë prej presidentit të Kosovës dhe gjitha instancat tjera, pra instancat e institucioneve”, kishte thënë Tahiri.
Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se ky proces i bisedimeve ka favorizuar vetëm Serbinë, duke e futur brenda Kosovës në njërën anë, e duke e bërë më të pranueshme për Evropën në anën tjetër.
Tinka Kurti nga Vetëvendosje ka thënë për lajmi.net se gjatë gjithë bisedimeve janë bërë lëshime, ashtu siç ka ndodhur edhe në ato të Vjenës.
“Historiku i negociatave tregon qartë se ky lloj dialogu është nisur gabim, në kuptimin që nuk është kushtëzuar asnjëherë Serbia, e më pas në secilin raund, janë bërë lëshime të vazhdueshme. Kështu ndodhi edhe në negociatat e Vjenës, që s’janë në asnjë moment model, sado që znj. Tahiri përpiqet që të na e proklamojë si model, duke synuar që dështimet dhe përgjegjësinë t’i shpërndajë brenda një grupi uniteti gjithëpartiak”, ka thënë Kurti për lajmi.net, duke shtuar se kjo parti nuk do të marr pjesë në bisedime të tilla që nuk e ka kushte për Serbinë.
Ndërsa për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, çështja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çështje e grupeve dhe ekipeve që marrin pjesë në bisedime.
Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i kësaj partie ka thënë për lajmi.net se AAK, kur ka besuar se dialogu është në rrugë të mirë, e ka pasur përfaqësuesin e vet në bisedime, ndërkaq është larguar kur dialogu ka degraduar.
“Nuk është çështja nëse ne do ta mbështesim ose jo dialogun, për shkak të ndërrimit të njerëzve që e bëjnë këtë dialog, por për shkak të ndërrimit të formatit dhe përmbajtjes së këtij dialogu.
“Unë besoj se çështja është se duhet ndërruar formati e jo se kush merr pjesë në ekipet që do të zhvillojnë bisedime”.
“Nëse bisedimet me Serbinë ndërrojnë format dhe përmbajtje, e që qëllim final kanë njohjen e ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë, atëherë AAK do të ishte në gjendje të mbështesë këtë proces, pa marrë parasysh se a do të jetë vetë pjesë e ekipeve, në të kundërtën nuk do të jemi pjesë e grupeve me këtë format”, ka thënë Nitaj.
Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se nëse një kërkesë e tillë vije nga Tahiri, atëherë janë duke u përgatitur koncesione të reja.
“Nëse Edita Tahiri kërkon një lloj dialogu sikur në kohën e bisedimeve në Vjenë, atëherë paskan përgatitur koncesione të reja me Serbinë . Se po të ishin tema për të cilat do të fitonte Kosova, nuk do të ishte e gatshme as Edita e as shefat e Edtiës nuk do të na thërrisnin”, ka thënë Sherifi, për lajmi.net.
Një ndryshim të formatit të bisedimeve me Serbinë e ka përmendur edhe presidenti Hashim Thaçi. /Lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë