LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Shkollat të zhytura në borxhe, në prag të dimrit pa rrymë, ngrohje dhe ujë

LSDM: Shkollat të zhytura në borxhe, në prag të dimrit pa rrymë, ngrohje dhe ujë

LSDM opozitare ka akuzuar se viti shkollor ka filluar pa zgjidhjen e problemit të transportit për shumë nxënës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Viti shkollor filloi me transport të pa zgjidhur për shumë nxënës. Kjo po ndodh në më shumë qytete ndërsa fëmijët në Tetovë tanimë disa ditë protestojnë dhe nuk shkojnë në shkollë pikërisht për shkak të këtij problemi. Kjo ndodh për shkak të keq menaxhimit të kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të cilët i fshehin borxhet e shkollave pasi kjo nuk paraqitet në raportet vjetore përveç në shkollat llogarit e të cilave janë bllokuara nga përmbaruesit”, ka thënë Petar Atanasov nga LSDM.

Ai para mediave ka theksuar se shkolla “Gligor Përliçev” në Ohër tanimë tre vite ka llogari të bllokuar, për shkak të borxhit prej 140 mijë euro për naftë ndaj ndërmarrjeve publike dhe borxh pre 244 mijë euro ndaj kompanive të ndryshme. Shkolla fillore “Josip Broz Tito” në Strugë, është me llogari të bllokuar, ndërsa nuk ka mjete as për mjete higjienike. Shkolla e mesme e mjekësisë “Doktor Jovan Kallauzi” në Manastir, ka llogari të bllokuar për shkak të borxhit prej 500 mijë eurove, derisa drejtoresha është thirrur nga Prokuroria Speciale si e dyshuar në rastin transportuesi.


Gjendje e njëjtë mbretëron edhe në shkollën fillore “Goce Dellçev” e cila ka llogari të bllokuar dhe borxh prej 100 mijë eurosh. Vetëm për ujë, shkolla e mesme “Taki Daskall” nga Manastiri ka faturë të pa paguar prej 17 mijë eurosh dhe borxhi i kësaj shkolle në tërësi arrin mbi 300 mijë euro.

Shkolla Fillore “Vëllazërimi” në Gostivar, ka llogari të bllokuar për shkak të kontesteve të humbura. Shkolla fillore “Petar Pop Arsov” në Bogomillë ka borxh prej 30 mijë eurosh vetëm ndaj një transportuesi. Shkollat fillore në Koçan kanë borxh prej 800 mijë eurosh”, kanë thënë nga LSDM.

Sipas Petar Atanasov, kryetarit të Komisionit për arsim në LSDM, kjo i ka kaluar të gjitha linjat e kuqe për shkak të kryetarëve të korruptuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori