LAJMI I FUNDIT:

PDK e Gjilanit i quan të pabaza akuzat ndaj Qemajl Mustafës

PDK e Gjilanit i quan të pabaza akuzat ndaj Qemajl Mustafës
Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan është e befasuar me rastin e ngritjes së aktakuzave ndaj ish kryetarit të komunës dhe zyrtarëve tjerë komunal, për të cilat beson që  janë plotësisht të pabaza dhe të paqëndrueshme.
“Qytetarët e Gjilanit e njohin shumë mirë punën e pastër të bërë nga qeverisja e Qemajl Mustafës, ku me devotshmëri e profesionalizëm të zyrtarëve komunal, kanë arritur suksese të pamohueshme në realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në reagimin e PDK-së, transmeton Telegrafi.
“Ne jemi plotësisht të bindur se qeverisja gjashtë vjeqare e PDK-së në Gjilan, në punën e saj ka respektuar të gjitha procedurat dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kjo është dëshmuar edhe përmes disa hetimeve tjera që janë bërë në të kaluarën nga Prokuroria dhe EULEX-i dhe asnjëherë deri më tani, nuk është gjetur ndonjë dëshmi për shkelje ligjore apo korrupsion”.
Partia Demokratike e Kosovës i bënë thirrje instistucioneve të drejtësisë që pa ndikime politike të kryejë detyrën e saj, duke ofruar edhe gadishmërinë tonë për bashkëpunim institucional, në mënyrë që sa më parë të sqarohen dhe të përfundojnë këto procese ligjore.
“Ne besojmë dhe jemi të bindur që drejtësia në fund ta thot fjalen e vet dhe te vërtetojë pastërtinë e punës së qeverisjes komunale e cila ishte udhëhequr me përgjegjësi nga PDK dhe ish kryetari Mustafa”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori