LAJMI I FUNDIT:

Dyfishohet numri i pacientëve me sëmundjen e kancerit limfatik (Video)

Dyfishohet numri i pacientëve me sëmundjen e kancerit limfatik (Video)

Në Maqedoni, për çdo vit diagnostifikohen dhe trajtohen rreth 140 raste të reja me kancerin e qelizave të bardha të gjakut, gjë që paraqet numër alarmant. Për këtë arsye, edhe te ne u shënua Dita Botërore për ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje.

“Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet shëndetësore relevante dhe bashkërisht të luftojmë që kanceri të jetë prioritet i qeverisë dhe sistemit shëndetësor në Maqedoni. Çdo njeri meriton mundësi për t’u mjekuar dhe për ta zgjatur jetën e tij. Me vullnetin e përbashkët të të gjithë palëve, ne besojmë se këtë mund ta arrijmë”, u shpreh Biba Dodeva, Kryetare e Shoqatës “BORKA”.

Ulja e vdekshmërisë nga sëmundjet malinje në Maqedoni, përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientëve, zbulimi në kohë dhe qasja deri te terapia bashkëkohore dhe adekuate janë synimet e kësaj fushate. Në krahasim me vendet e BE-së dhe SHBA, Maqedonia ka shkallë dukshëm më të ulët të rasteve të këtilla, njofton Tv 21.

“Në RM, çdo vit diagnostifikohen rreth 140 pacientë të sëmurë nga kanceri limfatik dhe ky numër është në rritje të vazhdueshme. Në krahasim me dhjetë vitet e fundit, numri i pacientëve është dyfishuar. Në vitin 2003, kemi pasur 61 pacientë”, tha Lidija Çevreska, nga Klinika Universitare për Hematologji.

Në fillim të shtatorit, filloi fushata për informimin e qytetarëve nëpërmjet një kuizi me anë të të cilit testohen njohuritë për këtë lloj kanceri. Njëherazi, në Klinikën e hematologjisë në Shkup, është vendosur një Dru i Mbresave, ku pacientët kanë mundësi t’i vendosin porositë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori