LAJMI I FUNDIT:

Provimi i Maturës, kalueshmëria 60.01 për qind

Provimi i Maturës, kalueshmëria 60.01 për qind

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike rezultatet e afatit të gushtit të provimit të Maturës Shtetërore, sipas të cilave pragun e kalueshmërisë e kanë arritur 3.873 maturantë (60.01 për qind) nga 6.454 sa i janë nënshtruar këtij provimi.

Kryetari i KShM-së, Azem Guri ka bërë të ditur se provimin e kishin paraqitur rreth 8.500 maturantë, por në testim kanë marrë pjesë vetëm 6.454 dhe prej tyre kanë arritur pragun e kalueshmërisë 60.01 për qind, ndërsa 2.581 maturantë mbetet të provojnë njohuritë e tyre në vitin e ardhshëm.


Guri tha se KShM e vlerëson të suksesshëm organizimin e administrimit të Provimit të Maturës në të dyja afatet dhe theksoi se këtë vit është vërejtur një vetëdijesim më i lartë i të gjithë akterevë të përfshirë në këtë proces, gjë që ka bërë që të mos paraqiten probleme që do ta dëmtonin këtë proces të rëndësishëm.

Në emër të KShM-së, kryetari Guri iu uroi suksese të mëtutjeshme për regjistrim në arsimin e lartë të gjithë maturantëve që e kanë kaluar Provimin e Maturës, ndërsa për ata që nuk kanë kaluar uroi që të kenë sukses në vitin tjetër.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori