Edhe këtë vit, Komuna e Malishevës, ka vazhduar përkrahjen për bletarët lokal, përkatësisht për ata bletarë, të cilët kanë më pak se tridhjetë shoqëri bletësh dhe nuk mund të përfitojnë nga donacionet e ministrisë së bujqësisë. Këtë kategori të bletarëve, rreth 150 prej tyre, i ka përkrahur komuna, duke ju shpërndarë koshere dhe centrifuga.
Sipas drejtorit të bujqësisë, në Komunën e Malishevës, Haxhi Krasniqi, “në kuadër të përkrahjes në bujqësi, edhe sektori i bletarisë është përkrahur me mjete konkretizuese, përkatësisht me koshere dhe centrifuga, ku përfitues janë 140 bletarë me koshere dhe dhjetë të tjerë me centrifuga”.
Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, ka dhënë një fond prej 12 150 euro, ku do të shpërndahen 250 koshere bletësh dhe dhjetë centrifuga, duke i përkrahur bletarët, të cilët nuk kanë mundësi të aplikojnë për subvencione në grantet qeveritare, pasi kanë më pak se tridhjetë shoqëri bletësh.
Sipas, kryetarit të Shoqatës së Bletarëve të Malishevës, Sali Bytyçi, “në Komunën e Malishevës, përkatësisht të anëtarësuar në këtë shoqatë janë afro dyqind anëtarë, me rreth tre mijë shoqëri bletësh dhe çdo përkrahje për bletarët është e mirëseardhur”.
Bazuar në të dhënat e shoqatës, në kushte normale të prodhimit, kjo sasi e shoqërive të bletëve, mund ti përmbushë nevojat e Komunës së Malishevës me mjaltë, gati njëqind për qind, edhe pse në dy vitet e fundit, ka qenë vit i brishtë për bletë, pasi nuk ka pasur sasi të mjaftueshme të mjaltit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3