Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot ka ekzekutuar vendimin për shpërndarjen e fondeve të 20 % të dedikuara për punëtorët e kualifikueshëm të ndërmarrjeve shoqërore.
Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 14 ndërmarrje shoqërore.
Sipas njoftimit të AKP-së, shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 132,549 €uro dhe nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 1.144 punëtorëve, kështu thuhet në komunikatën e AKP-së.
Transferi i këtyre fondeve për disa nga këto ndërmarrje do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime).
Deri më tani, Agjencia ka shpërndarë mbi 108 milionë euro për mbi 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të NSh-ve. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë.
(Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 14 NSh-ve, për të cilat është kompletuar dokumentacioni për shpërndarje dhe se shpërndarja e fondeve të 20%-shit për punëtorët e këtyre NSh-ve është duke u realizuar nga BSPK, shuma e mjeteve dhe numri i punëtorëve përfitues).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAuto Mita shënon 5:0 në Kampionatin Evropian!
Zbuloni zbritjet dhe ofertat verore në Melodia Px
Akulloret nga Oaza Company: Flladi veror për fëmijët dhe të rriturit
Parapremiera e "Despicable me 4" me 22-23 Qershor me shumë surpriza unike
Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Durmishi: Po ecin me ritme të shpejta
Mëso në gjuhën shqipe, certifikohu me diplomë Amerikane si Data Scientist
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi