Në kuadër të aktiviteteve për vitin e Nënës Terezë, sot është promovuar Pulla Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se është nder i veçantë që të respektohet figura e Nënës Terezë.
“Për mua është një kënaqësi e veçantë që sot këtu të jem në një ditë të veçantë, në një ngjarje të veçantë që është e rëndësishme në aktivitetet që ne po i përcjellim për nder të shenjtërimit të nënës tonë të madhe, Nënë Terezës. Mund të them se për Republikën e Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj është një nder i veçantë që ne te respektojmë një figurë të jashtëzakonshme dhe një humaniste globale siç ishte dhe është Nënë Tereza. Prandaj, ky vit është vit i madh për Kosovën, është një vit i madh i të arriturave tona por mbi të gjitha është vit i madh i Nënë Terezës. Këtë vit ne si Qeveri e kemi shpallur si vitin e Nënës Terezë dhe po mundohemi që në suaza të saj edhe të promovojmë ngjarje të ndrysmë me të cilat ne e nderojmë figurën e Nënë Terezës”, tha ai.
Kurse, drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se institucioni që ai e drejton si mision të vetin e ka që t’i nderojë figurat kombëtare, ndër të cilat është edhe kjo pullë.
“Ndjehem tejet i privilegjuar që po e promovojmë një nga pullat postare më të çmueshme që i dedikohet shenjtërimit të Nënës Terezë. Filatelia e Postës së Kosovës nga sot pasurohet me këtë pullë postare që është edicion i jashtëzakonshëm dhe i kushtohet ngjarjes jashtëzakonisht të rëndësishme për kombin shqiptar siç është shenjtërimi i Nënës Terezë që do të mbahet më 4 shtator në Vatikan. Një nga misionet kryesore të filatelisë së Postës së Kosovës është edhe promovimi i vlerave tona kombëtare, kështu që pulla postare për Nënë Terezën është përmbushje e këtij misioni”, deklaroi ai.
Ndërsa, Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, tha se kontributi i Nënës Terezë i tejkalon kontributet e penës e të shpatës që i kanë dhënë të gjitha figurat kombëtare shqiptare.
Pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”, nga sot do të fillojë të qarkullojë nëpër të gjitha vendet e botës.
Me këtë rast, Posta e Kosovës i ka ndarë edhe disa pulla postare si shenj mirënjohje për disa nga figurat e institucioneve të vendit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![GP Aviation realizon fluturimin e parë Prishtinë - Zürich - Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Cover-1-1-380x233.jpg)
GP Aviation realizon fluturimin e parë Prishtinë - Zürich - Prishtinë
![Shijo verën, jo të nxehtin!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Foto-Kryesore-380x233.png)
Shijo verën, jo të nxehtin!
![American School of Kosova shkëlqen me brezin e 20-të të diplomuarve, prindërit shfaqin emocione dhe krenari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ask2-1-380x233.jpg)
American School of Kosova shkëlqen me brezin e 20-të të diplomuarve, prindërit shfaqin emocione dhe krenari
![BrainHero.ai - Platformë që i jep krah imagjinatës së fëmijëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Brainhero-380x233.jpg)
BrainHero.ai - Platformë që i jep krah imagjinatës së fëmijëve
![KRU-Prishtina apel qytetarëve: Shfrytëzojeni me kujdes ujin e pijshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-24-111136-380x233.png)
KRU-Prishtina apel qytetarëve: Shfrytëzojeni me kujdes ujin e pijshëm
![A po e rollit njo me spec deri te pasit!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Patos-1-380x233.png)
A po e rollit njo me spec deri te pasit!
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/vershimet1-380x233.jpg)
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
![Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-120-380x233.jpg)
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë
![Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hungary-euro-2024-380x233.png)
Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga
![LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-23-221606-380x233.png)
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini
![Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/messi-5-380x233.jpg)
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti
![Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/barbanus-varga-euro-2024-380x233.png)
Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital