LAJMI I FUNDIT:

Përballja e kampionëve i takon Barcelonës (Video)

Përballja e kampionëve i takon Barcelonës (Video)

Barcelona ka fituar ndaj Leicester Cityt me rezultat 4-2.

Ishte një takim atraktiv dhe me raste nga të dy anët, por normalisht më të mirë në fushë ishin katalunasit.


Goli i parë erdhi nga Munir El Haddidi në minutën e 26-të, ndërsa pas tetë minutash shënoi edhe Luis Suarez.

Barca dhe Leicesteri ishin takuar edhe në vitin 2003, mësojeni kronologjinë e këtij takimi (Foto)
Lexo po ashtu Barca dhe Leicesteri ishin takuar edhe në vitin 2003, mësojeni kronologjinë e këtij takimi (Foto)

Pjesa e parë u përmbyll me rezultat 3-0 pasi në minutën e 45-të shënoi edhe një herë El Haddidi.

Me të filluar pjesa e dytë, më saktësisht në minutën e 48-të shënoi Ahmed Musa, i cili befasoi të gjithë me golin i cili erdhi pas një vrapimi të bukur.

Musa shënoi edhe një herë në minutën e 66-të, ndërsa për 4-2 u përkujdes i riu, Rafa Mujica.

Ky takim ishte i karakterit miqësor dhe u luajt në kuadër të Internacional Champions Cup. /Telegrafi/

https://twitter.com/freebetscouk/status/760908128661700613

https://twitter.com/freebetscouk/status/760909567958126592

https://twitter.com/freebetscouk/status/760916292203384832

https://twitter.com/freebetscouk/status/760917064227979264

https://twitter.com/freebetscouk/status/760921428120182785

https://twitter.com/futbol_replay/status/760926114483142656