LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Napolit: Higuain tradhtar dhe mosmirënjohës

Presidenti i Napolit: Higuain tradhtar dhe mosmirënjohës

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se Gonzalo Higuainë është tradhtar dhe kjo nuk është ekzagjerim.

Prodhuesi i filmave ka folur për transferimin më të shtrenjtë në Serie A.

“Gjysmë ore pasi e morëm vesh që Juventusi është duke e paguar klauzolën ne filluam punën dhe planifikuam të ardhmen. Ne e kuptuam këtë edhe pse deklarata e parë u bë nga agjenti i lojtarit. Tani jemi duke kërkuar një sulmues”.

“Ne nuk e kemi pritur të largohej pas tri viteve në Napoli”.

Edhe zyrtarisht në Juventus, ky është formacioni i frikshëm me Higuainin (Foto)
Lexo po ashtu Edhe zyrtarisht në Juventus, ky është formacioni i frikshëm me Higuainin (Foto)

“Disa thonë që kur ne flasim për një tradhti është një ekzagjerim, por unë mendoj ndryshe. Me këtë lëvizje ka ndodhur me plot kuptimin e fjalës një tradhti e përfshirë me mosmirënjohje”.

“Kam dashur ta mbyll këtë pa bërë shumë zhurmë. Kam konsideratë të madhe për Juventusin dhe kam pritur sjellje tjetër nga ta”.

“Është e vërtetë që ishte një klauzolë, por nuk kemi pritur që vizitat mjekësor të kryhen fshehurazi. Ky është tani futbolli dhe më nuk ka respekt për ndjenjat”, ka thënë De Laurentiis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Ligat tjera
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Premier League
Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Premier League
Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Liga e Kampionëve
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori