LAJMI I FUNDIT:

Reuters: Maqedonia do të huazojë 300 milionë euro me kamatë prej 5,875%

Reuters: Maqedonia do të huazojë 300 milionë euro me kamatë prej 5,875%

Maqedonia do të përpiqet të marrë hua në vlerë prej më së paku 300 milionë euro përmes obligacionit shtatë vjeçar me normë interesi prej 5,875%, ka publikuar Reuters, duke u thirrur në burimet e veta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kamata është më e lartë se sa ajo për euro obligacionin paraprak e cila u anulua dhe kamata e të cilës parashihej të ishte 5%. Megjithatë sipas asaj që shkruan Reuters, shuma prej 300 milionë eurosh mund të mos jetë përfundimtare dhe huamarrja të shkojë edhe deri në 500 milionë euro.


Euro obligacioni përsëri u ofrua pas anulimit të së enjtes së kaluar pas një letre të Kire Naumov, ish zëvendësministrit plotësues për financa nga radhët e LSDM.

Ndërmjetës për euro obligacionin janë bankat e njëjta – City Group, Deutsche Bank, Ertse Group dhe Societe General.

Përndryshe sot lideri i LSDM, Zoran Zaev sërish dërgoi një letër deri te bankat dhe mediat botërore me të cilën siç thotë ai, i ka përkujtuar për procedurën e paligjshme për emetimin e euro obligacionit.

Nga OBRM-PDUKM në pushtet nga ana tjetër thonë se euro obligacioni paraqet mekanizëm normal financiar i cili zbatohet në të gjitha vendet evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori