LAJMI I FUNDIT:

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Reshjet e shiut që kanë përfshirë pasditen e sotme një pjesë të territorit të Kosovës, kanë shkaktuar vërshime në komunën e Podujevës.

Disa rrugë të kësaj komune janë mbuluar nga pellgjet e krijuara nga shiu duke krijuar kështu vështirësi në qarkullim.

Uji ka përfshirë ehe oborrin e Qendrës Kryesore të Komunës së Podujevës. Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar ish-kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni.


Hyseni në një postim në Facebook, ka kritikuar qeverisjen aktuale në këtë komunë që drejtohet nga LVV, për keqqeverisje.

“Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme nxorën në pah realitetin e invesimteve në infrastrukturë nga qeverisja komunale në Podujevë.

Milionat e shumtë të arsyetuar në emër të investimeve në infrastrukturë, janë vetëm gënjeshtra e radhës e mashtrimi i madh i kësaj keqqeverisjeje”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka shtuar se ky ujë shpejt do ta marrë edhe keqqeverisjen tuaj.

“Fatkeqësisht, këto pamje nuk janë vetëm të disa rrugëve kryesore të qytetit, por pamje të tilla vijnë edhe nga oborri i QMF-së në Podujevë.  Podujevën e mori uji me qeverisjen e papërgjegjshme tuajën, por ky ujë shpejt do ta marrë edhe keqqeverisjen tuaj. Sepse, vetëm fundi i kësaj keqqeverisjeje është shpresë për qytetarët e Llapit, të cilët nuk e meritojnë këtë gjë”, ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Kronika e Zezë
Kalo në kategori