LAJMI I FUNDIT:

Nervozohen me Fetulla Gülen, grisin diplomat e shkollës ‘Yahya Kemal’ (Video)

Nervozohen me Fetulla Gülen, grisin diplomat e shkollës ‘Yahya Kemal’ (Video)

Një grup i ish nxënësve të kolegjit Yahya Kemal kanë protestuar para objektit të këtij institucioni arsimor me grisjen e diplomave të tyre ”të lëshuara” nga kjo shkollë.

Kjo pas grusht shtetit që thonë se tentoi ta bëjë Fetullah Gyleni, pronar i linjës së kolegjeve “Yahya Kemal” ndaj pushtetit turk. Muhamed Tahiri u bëri apel gjithë prindërve që të mos i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë kolegj, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që e kanë bërë ata. “Si pasojë e ngjarjeve të mbrëmshme të organizuara nga grupi terrorist i Fetullah Gylenit, në territorin e Republikës së Turqisë, ne sot shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj këtij institucioni arsimor i cili është i dirigjuar po nga ky grupacion. Prandaj ne si studentë të diplomuar nga kolegji Yahya Kemal sot gjendemi këtu për ta shprehur revoltën tonë ndaj këtij institucioni arsimor. u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që të jenë më të kujdesshëm se kujt ia lënë amanet fëmijët e tyre. Fjala e fundit që ne duam tua përcjellim qytetarëve tanë është kjo. Ne dje gabuam, ju nesër mos gaboni. Andaj sot revoltën tonë do ta shprehim me grisjen e diplomave tona”, deklaroi për Tv Shenja Muhamed Tahiri, ish nxënës i kolegjit ”Yahya Kemal”./Telegrafi/