LAJMI I FUNDIT:

Dhurata Hoxha pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të Drejtësisë

Dhurata Hoxha pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të Drejtësisë

Në kuadër të emërimeve të reja në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot i ka dorëzuar detyrën ministres të sapo emëruar në këtë pozitë, Dhurata Hoxhës.

Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, ministri Kuçi e ka vlerësuar emërimin e Hoxhës si lajm të mirë për Kosovën.

“Zëvendëskryeministri i parë, z. Kuçi tha se në pozicionin e ri znj. Hoxha do ta ngrisë perceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç shtohet më tej, ministrja e sapo emëruar, Dhurata Hoxha, falënderoi ish Ministrin Kuçi për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve si dhe kërkoi që bashkëpunimi në mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ajo tha se në cilësinë e Ministres së Drejtësisë do të angazhohet që të forcojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës

Lajme
A u zu në befasi Osmani nga letra e Gërvalles drejtuar KiE-së? Ministrja: Në politikë ka raste kur dikush e bën një propozim dhe të tjerët nuk dinë

A u zu në befasi Osmani nga letra e Gërvalles drejtuar KiE-së? Ministrja: Në politikë ka raste kur dikush e bën një propozim dhe të tjerët nuk dinë

Lajme
25 vjet nga çlirimi, Gërvalla: Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë që duhet të jemi syçelë në çdo moment ndaj Serbisë

25 vjet nga çlirimi, Gërvalla: Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë që duhet të jemi syçelë në çdo moment ndaj Serbisë

Lajme
Vrasja e katër policëve, Gjykata e Lartë vendos burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin

Vrasja e katër policëve, Gjykata e Lartë vendos burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin

Lajme
Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura

Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura

Lajme
Edi Rama erdhi në Prishtinë por nuk u prit nga Kurti, Gërvalla flet për mos takimin e homologëve

Edi Rama erdhi në Prishtinë por nuk u prit nga Kurti, Gërvalla flet për mos takimin e homologëve

Lajme
Kalo në kategori