LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarët e Kuvendit, Haliti e Dërguti, vazhdojnë takimet ne Strasburg

Nënkryetarët e Kuvendit, Haliti e Dërguti, vazhdojnë takimet ne Strasburg

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Aida Dërguti, nënkryetare, është duke vazhduar pjesëmarrjen në punimet e Sesionit të tretë të rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës.

“Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës është takuar sot me anëtarët e delegacionit zviceran në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga Liliane Maury Pasquier, kryetare e Komisionit për Rregullore, Imunitete dhe Çështje Institucionale si dhe Anëtare e Byrosë dhe Komisionit të Përhershëm.
Gjatë këtij takimi, delegacioni i Kosovës i kërkoi delegacionit të Zvicrës mbështetje në përpjekjet për avancim të statusit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin për media.


Njëherazi në takim diskutua edhe për çështjen e pensioneve të shtetasve të Republikës së Kosovës në Zvicër, të cilët janë viktimë e marrëveshjeve të mëhershme me federatën jugosllave dhe u darkorduan që sa më parë të nënshkruhet marrëveshja e re me Republikën e Kosovës lidhur me këtë çështje.

Po ashtu, delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar sot edhe me Mogens Jensen, kryetar i Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me ç’rast u bisedua që të avancohet statusi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në bazë të Rezolutës të Këshillit të Evropës 2094 (2016), Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës të datës 28 janar 2016. /Telegrafi/

5c821af9-8837-4847-808c-36907e261ca1

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori