Uliksi, një emër i frymëzuar nga një prej filmave epik që e bëri të famshëm Bekim Fehmiun, nuk ka trashëguar nga i ati vetëm zërin, por edhe potencën në interpretim. Në premierën e të martës në Teatrin Kombëtar në Tiranë, ai preku një skenë të cilën i ati nuk e preku dot kurrë.
“Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë, në Teatrin Kombëtar dhe shpresoj që kjo të mos jetë hera e fundit”, ka deklaruar Fehmiu.
Në një shfaqje më shumë serbisht se shqip, publiku mori kënaqësinë e një pjese të njohur mirë. Ky i Tiranës, ishte rrugëtimi më i fundit i shfaqjes.
“Ne patëm një reagim të mrekullueshëm nga audienca. Por e njëjta ndodhi edhe në Prishtinë, në Beograd, në Sarajevë dhe në Zagreb”, ka vijuar Uliksi.
Shembullin më të mirë të Romeo dhe Zhulietës ai e kishte në shtëpi, më dy prindërit e tij. Por, jo në formën e një tragjedie.
“Pavarësisht të gjithave prindërit e mi kurrë nuk u shqetësuan çfarë të tjerët mendonin. Unë dhe gruaja ime po ashtu. Kur ka dashuri historia vazhdon”, ka thënë ai.
Në rast se sot Bekim Fehmiu do të kishte zgjedhur një vend për të jetuar, ai nuk do të ishte ky rajon. Por sipas Uliksit, ai do të ndihej shumë krenar që biri i tij flet shqip në një rol.
“Mbase ka qenë e thënë të ndodhte kështu. Është në dorë të Zotit. Ja pra ku jam”, u shpreh Uliks Fehmiu. /TopChannel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona