LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 qershori, bullgarët dhe rumunët kanë të drejtë pune në Zvicër

Nga 1 qershori, bullgarët dhe rumunët kanë të drejtë pune në Zvicër

Qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 qershori kanë të njëjtat të drejta për të punuar në Zvicër, si qytetarët e tjerë të BE-së.

Në mes të Zvicrës dhe këtyre dy shteteve të BE-së kishte një marrëveshje për lëvizje të lirë që nga 1 qershori 2009, transmeton albinfo.ch.


Por, marrëveshja kishte kufizuar përfshirjen e bullgarëve dhe rumunëve në tregun zviceran të punës gjatë një periudhe kalimtare.

Zvicra kishte shfrytëzuar dy herë të drejtën e saj për të zgjeruar këto kufizime.

Por si është e rregulluar qasja e tyre në tregun zviceran të punës.

Kufizimet kalimtare lejojnë qytetarët bullgarë dhe rumunë për të marrë një leje pune vetëm në kushte të caktuara në bazë të sistemit të kuotave dhe kontrollin mbi pagën e tyre dhe kuptohet kushtet e punës.

“Nëse imigracioni nga Bullgaria dhe Rumania tejkalon mesataren prej 10 për qind në tre vitet e fundit më 1 qershor 2017, ose më së voni më 1 qershor 2018, Këshilli Federal do të jetë në gjendje për të futur kufizime të reja në tregun e brendshëm të punës, që do zgjasë deri më 31 maj 2019 “, thuhet në njoftimin e Qeverisë në Bernë.

Në fund të 2015 kanë jetuar në Zvicër 18’364 njerëz nga këto dy shtete, që paraqet një pjesë prej 0.9 për qind të banorëve të huaj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, kush mund të aplikojë dhe përfitimet e reja

Murati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, kush mund të aplikojë dhe përfitimet e reja

Ekonomi
Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, mund të rriten nga tregu global

Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, mund të rriten nga tregu global

Jehona Hulaj
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Kalo në kategori